April 29, 2022
Views: 600
Id: 4962

Komuna Studeniçan

  • Download
  • Print
  • Bookmark
  • Share This Listing
Media
Përshkrimi:

Komuna e Studeniçanit përfshinë pjesën jugore dhe jugperëndimore të fushëgropës së Shkupit, si hapësirë e mëparshme e Komunës së Kisella Vodës. Në territorin e saj rrjedh lumi Kadina. Hapësira e kësaj komune ka strukturë të llojllojshme relievike, sepse pjesa më e madhe e saj është vend kodrinoro-malor, e vendosur në mes maleve Galishnicë dhe Karaxhicë, gjegjësisht i takon masivit malor të Jakupicës. Ajo kufizohet me këta komuna: Sopishtë, Kisella Vodë, Zelenikovë dhe Veles.Territori i komunës së Studeniçanit përfshinë sipërfaqe prej 274 km 2 dhe numërohet prej komunave mesatare në Republikën e Maqedonisë. Dendësia mesatare e banimit është 62 banorë në një km 2 e cila në raport me karakterin kodrinoro-malor të komunës është mesatare relativisht e mirë.

Në përbërje të komunës së Studeniçanit janë 19 fshatra prej të cilave 18 janë të banuara kurse nga një fshat ( Kalldirec) të gjithë banorët janë të shpërngulur. Qendra e komunës është në f. Studeniçan kurse vendbanimet tjera janë: Batinca, Draçevica, Koliçani i poshtëm, Koliçani i epërm, Uji i kuq, Alldinca, Cvetova, Ellova, maja e zezë, Markova Sushica, Vërtekica, Mallçishta, Umova, Pagarusha, Osinçani, Gaberi dhe Morana.
Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Komunën e Studeniçanit jetojnë 17 246 banorë.

 

Lexo më shumë mbi Komunën Studeniçan në WIKIPEDIA

Adresa në Google Maps 

Kontakt Informacioni
Kategoritë:   
Telefoni: +38922724005
Adresa: Rruga 1 nr.117, , Studeniçan, Shkup, Maqedoni,
Tagsat Listuese:         
Shedule a Test Drive
[dhvc_form id="2578"]
Apply For TradeIn With Us
[dhvc_form id="2578"]
Send Your Offer
DirectoryPress Frontend Messages Addon Required
Send Message