Rreth Nesh
Komuna e Tearcës ndodhet ne veriperëndim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Komuna e Tearcës gjendet në fshatin Tearcë, që është vetëm 11 KM nga Qyteti i Tetovës.
Komuna e Tearcës përshinë një zonë gjeografike prej 136,54 km², dhe sipas karakteristikave gjeografike paraqet Komunë rurale që përbëhet prej 13 fshatrave.
Prej fshatrave më të mëdhej gjeografikisht dhe me popullsi në Komunën e Tearcës jane:
Fshati Tearcë
Fshati Sllatinë
Fshati Nerashtë
Fshati Dobroshtë
Fshati Gllogjë
Fshati Përshefcë
Fshati Odër
Fshati Leshkë
Fshati Neproshten
Për nga përbërja etnike e popullsisë Komuna e Tearcës kryesisht përbëhet prej popullatës Shqiptare (84.4%), pastaj vijojnë popullata Maqedone me (12.2%), dhe popullata Turke me (2.3%).










