April 30, 2022
Views: 1143
Id: 4997

Komuna e Tetovës

  • Download
  • Print
  • Bookmark
  • Share This Listing
Media
Përshkrimi:

Rreth Nesh

Në mes malit të Sharrit, malit të Thatë, Zhedenit, Vllanicës dhe Bukuvikut shtrihet fushgropa e Pollogut, e gjatë 55km, dhe e gjërë 8-12 km. Në rrëzë të malit Sharr dhe bregores piktoreske të Balltepes (Kodrës së mjaltit), pranë brigjeve të lumit Shkumbim, shtrihet qyteti i Tetovës.

Duke u shtrirë në pjesën qendrore të Fushëgropës së Pollogut, Tetova ka pasur historikisht rëndësi të madhe ekonomike e strategjike, dhe për këtë arsye shumë sundimtarë në të kaluarën e largët dhe të afërt, tentuan të zotërojnë me këtë regjion strategjik.

Aty janë edhe lidhjet e përshtatshme me regjionet fqinjë, si me grykën e Dervenit dhe regjionin kodrinor të Grupçinit, që shtrihet në juglindore, nëpërmjet të të cilit Pollogu komunikon me fushën e Shkupit e më gjerë. Në jugperëndim, përmes qytetit të Gostivarit dhe disa qafave malore lidhet me Kërçovën dhe qytetin e Dibrës, dhe së fundi përmes rrugës regjionale Tetovë-Ferizaj që shtrihet në rrafshinë, ndërkaq vetëm një pjesë e vogël, kryesisht pjesa e vjetër e qytetit është e vendosur rrëzë Balltepesë. Lartësia absolute mbidetare e qytetit është midis 450-500 metra mbi nivelin e detit.Shënimet e para për qytetin e Tetovës si vendbanim datojnë nga periudha antike, me emrin antik  OANEUMIT.

Në periudhën e antikitetit të vonë dhe të mesjetës së hershme, Tetova dëmtohet rëndë. Në shekullin XI ajo dallohet midis vendbanimeve të tjera. Në shek. XIII-XV, Tetova përmendet si një vend urban, me zhvillimin e zejtarisë dhe bujqësisë.Tetova  paraqet një thesar të pasur të trashëgimisë etnokulturore, materiale e shpirtërore të periudhave të ndryshme historike. Me karakteristikat dhe veçoritë e tyre, dallohen për nga shumëllojshmëria e cilësive, vlerave dhe e rëndësisë së vet historike. Trashëgimia kulturore historike e qytetit të Tetovës paraqet tërësinë e vlerave shpirtërore dhe material të krijuara gjatë historisë së tij.

Me anë të këtyre vlerave pasqyrohet zhvillimi shoqëror, ekonomik, politik, fetar dhe kulturor në të kaluarën e qytetit të Tetovës, por edhe lufta shekullore për ruajtjen e identitetit etnik, kulturor dhe gjuhësor. Tetova është një qytet me traditë të pasur kulturore-historike, qytet që disponon me një numër të madh të godinave kulturore-historike si ato Profane dhe ato Sakrale.

Me depërtimin e turqve-osmanli në Gadishullin Ballkanik në shekujt XIV e XV, Osmanët vendosën administratën e tyre, ku Tetova bëhet qendër administrative e kulturore në fushëgropën e Pollogut, filloi ndërtimi dhe zhvillimi i qytetit me ndikim oriental. Nëpërmjet  ndërtimtarisë dhe kulturës, fillon ndërtimi i objekteve të ndryshme të karakterit sakral, ekonomik dhe shoqëror. Në Tetovë u ndërtuan shumë  monumente me karakter fetar si: xhami, mesxhide, tyrbe, teqe e tjerë.

Njëkohësisht ndërtohen edhe objekte të karakterit ekonomik dhe shoqëror, si: karavansaraje, hane, hamame, çezme publike, ura etj. Shumica e këtyre objekteve janë shumë të vjetra dhe datojnë nga fillimi i sundimit osman. Pasuria e këtyre objekteve arkitektonike flet për zhvillimin kulturor e shpirtëror të popullatës vendase.

Në vakëfnamen e Mehmet Kuklin Beut (1436), Tetova përmendet se ka pas shumë dyqane, punëtori të llojeve të ndryshme. Me një zhvillim të hovshëm kulturor, me ngritjen e monumenteve të shumta, si ata të komumitetit Islam dhe ata të komunitetit Ortodoks, Tetova merr një pamje të një qendre të zhvilluar kulturore jo vetëm në këto anë por edhe më gjërë në Ballkan.

Tetova si qendër e tregtisë dhe zejtarisë,ka pasur një zhvillim intensiv në pjesën e parë të shekullit XIX, e deri në luftrat Ballkanike, kurse pas luftrave Ballkanike Tetova stagnon në zhvillimin e saj kulturor. Pas luftës së dytë botërore Tetova merr një zhvillim të hovshëm kulturor.

 

Vështrim historik mbi Tetovën

Shkrimet e para për ekzistimin e Tetovës si vendbanim datojnë nga periudha antike, me emrin antik Enea. Sipas disa të dhënave me të cilat disponojmë, fusha e Pollogut dikur ka qenë liqen. Këto të dhëna mbështeten në shenjat e zbuluara në Balltepe, ku gjendet rafshnalta me shkëmbinj të liqenit me lartësi mbidetare prej 770 m. Sipas të dhënave turke të dokumentuara Tetova në shekullin XIV është trajtuar si fshat në fushën e Pollogut. Në shekullin e XV Tetova përmendet si qendër në vendin e Vakufit të Mehmet Begut në vitin 1436, ku thuhet se në Tetovë ka pasur shumë dyqane dhe punëtori, si dhe janë ndërtuar lagje të reja. Sipas Mehmed Beqir Qelebiu (1470), Tetova fillon t’i ngjajë qytetit.

Me ardhjen e turqëve në këtë rajon, Tetova gjithnjë e më tepër zhvillohet, ndërkohë që gjatë asaj periudhe realizohen ndërtimet e objekteve kulturore – historike, si që janë Xhamia e Pashës (e Larmë), Arabati Baba Teqe, tempulli (faltorja) ortodokse “Shën Cirili e Metodi” , hamami i vjetër, kalaja e Tetovës, xhami dhe kisha të tjera, ura të gurit në lumin Shkumbin etj.

Gjatë asaj kohe, gjithashtu filloi edhe ndryshimi i arkitekturës së shtëpive , të cilat gradualisht filluan të marrin pamje orientale. Në vitin 1689 Tetova emërohet si qytet. Në Tetovë ka edhe kisha, të cilat varësisht nga periudha kohore që i takojnë, kanë edhe vlerat e tyre të veçanta historike.

Nga periudhat e kaluara kohore vlen të përmendet biblioteka e Teqes Arabati (shek XVIII-XIX), sepse në të është zhvilluar kultura dhe arsimimi përkrah besimit islam. Në këtë bibliotekë janë kopjuar veprat e intelektualëve me kaligrafi të zgjedhur të asaj kohe, që më tutje janë zbukuruar me ornamente të mbështjellura me lëkurë.

Një zhvillim intensiv i Tetovës ndodh në pjesën e dytë të shek. XIX deri te luftërat Ballkanike kur Tetova bëhet qendër tregëtare dhe zejtare.

Pas luftërave Ballkanike, i tërë Ballkani ndodhej në krizë, ashtu që edhe zhvillimi i Tetovës si qytet shënon stagnim. Sidomos pas luftës së dytë botërore vjen deri te zhvillimi i shtuar i gjithë rrajonit pra edhe i Tetovës si qytet.

Општина Тетово — Википедија (wikipedia.org)

Kontakt Informacioni
Kategoritë:   
Telefoni: +389 44 511 930
Adresa: Komuna e Tetovës Dervish Cara pn 1200, , Tetovë, Maqedoni,
Tagsat Listuese:         
Shedule a Test Drive
[dhvc_form id="2578"]
Apply For TradeIn With Us
[dhvc_form id="2578"]
Send Your Offer
DirectoryPress Frontend Messages Addon Required
Send Message