Rreth Nesh
Natyra mahnitëse, toka, pozita e volitshme gjeografike, mbi 500 m lartësi mbidetare, me gurgullimën e burimit të lumit Vardar, aty në perëndim të Maqedonisë, i rrethuar nga dy fortesa, Sharri dhe Mali i Thatë, dhe me shumë karakteristika të tjera, shtrihet i qetë me banorët e tij qyteti i shumë ngjarjeve dhe personaliteteve, GOSTIVARI.
Për të soditur për së afërmi panoramën e mrekullueshme të qytetit të Gostivarit qoftë duke ardhur nga Tirana, në Ohër për në Gostivar, apo nga Prishtina, Shkupi, nga Tetova për në Gostivar, shfrytëzohen autostrada moderne që shkelin nëpër fushën e gjerë të Pollogut. Përndryshe të gjitha komunikacionet, rrugore apo hekurudhore, mundësojnë qarkullim të shpejtë. Në njëqind kilometra në jug ndodhet aeroporti në Ohër dhe rreth nëntëdhjetë kilometra larg aeroporti në Shkup.
Gostivari është komunë e cila kap sipërfaqe prej rreth 650 kilometra katrorë. Qyteti paraqet mjedis administrativ, politik, kulturor dhe biznesor për më tepër se tetëdhjetë mijë banorë, prej të cilëve në vetë bërthamën e qytetit jetojnë rreth 36 mijë. Mjedis tipik multikulturor. Në të jetojnë shqiptarë, maqedonas, turq, romë e të tjerë. Qytet i cili paraqet me të vërtetë vend të bukur jetese, duke ofruar klimë të këndshme në të gjitha stinët e vitit, vendpozitë e mrekullueshme, komunikacion, kushte për biznes, shkollim…
Mu për këtë arsye me vite përpara, qartë është shprehur ekspanzioni edhe i popullatës, edhe i zhvillimit ekonomik, kultivimit të veçorive dhe veçanërisht i kujdesit dhe krijimit të kushteve sa është e mundur më kualitative për jetesë.
Prej pranverës së vitit 2005, perspektivat janë edhe më të fuqishme, me decentralizimin në vijim, me çka përkujdesjen në pjesën më të madhe të punëve publike e ka pushteti lokal. Përndryshe, rezultatet tash më edhe shihen.
Tradita e jep shenjën në çdo mjedis. Banorët e Gostivarit me kënaqësi do t’ua rrëfejnë tregimin për atë se si është krijuar emri i qytetit të tyre .
Pamje e qytetit të Gostivarit në “Google Maps“ dhe ''Map Quest''
Lexo më shumë në Wikipedia për Gostivarin dhe Komunën e Gostivarit
Komuna e Gostivarit Bul. “Vëllezërit Gjinoski” 61 1230, Gostivar Republika e Maqedonisë
[email protected]
tel. +389 (0) 42 213 511
fax +389 (0) 42 214 406
Sektori për përkrahje të kryetarit
tel. +389 (0) 42 214 406
Sektori për çështje juridike, të përgjithshme dhe organizative
tel. +389 (0) 42 213 511
Sektori për ceshtje financiare
tel. +389 (0) 42 217 438
Sektori i urbanizmit, trafikut, aktiviteteve komunale dhe mbrojtjes së mjedisit
tel. +389 (0) 42 213 511
Sektori për veprimtari publike
tel. +389 (0) 42 213 511
Sektori për mbikqirje ispektoriale
tel. +389 (0) 42 213 511
Njësia territoriale e zjarrfikësve.
tel. 193
Person i autorizuar për raportim të brendshëm të mbrojtur të korrupsionit (për punonjësit)
Azra Nuredini
[email protected]
Mob. 078-474-904
Personat për komunikim me qytetarët që kanë një lloj dhe shkallë të caktuar të aftësisë së kufizuar:
Bejtul Lushi / Bari Abduli / Veton Jashari
tel. +389 (0) 42 218 167










